Flash News

Kosova

Zgjedhjet në Kosovë/ Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00, më e ulët se në vitin 2021

Zgjedhjet në Kosovë/ Pjesëmarrja në zgjedhje deri në

Procesi zgjedhor i ditës së sotme po vijon rregullisht, sipas një prononcimi të zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ai bëri të ditur se deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votime ka arritur në 28.32%, që përkthehet në 558,246 votues.

Kjo përqindje është më e ulët në krahasim me zgjedhjet e parakohshme të vitit 2021, kur deri në këtë orë kishin votuar 32.32% e qytetarëve, ose 567,934 votues.

Elezi theksoi se integriteti i procesit zgjedhor është i garantuar përmes disa masave sigurie, përfshirë shenjat biometrike në gisht, nënshkrimin e pjesëmarrjes nga çdo votues dhe monitorimin me kamera në qendrat e votimit, duke minimizuar mundësinë e votimit të dyfishtë.

KQZ pritet të publikojë të dhëna të mëtejshme mbi vijimin e procesit dhe analizën përfundimtare të pjesëmarrjes.

 

Të fundit