Flash News

Kosova

Zgjedhjet në Kosovë/ Vaksinim ose test negativ si kusht për të votuar? KQZ e mohon

Zgjedhjet në Kosovë/ Vaksinim ose test negativ si kusht për

Qyetarëve të Kosovës nuk do iu kërkohet çertifikata e vaksinimit apo testi negativ si kusht për të votuar. Me herët, qeveria ka thënë se qytetarët që nuk kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ose që s'kanë tetsin negativ s'do të lejohen të hyjnë në qendrat e votimit.

Por zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi e ka mohuar këtë kërkesë. Ai tha për "Telegrafi" se kjo do të jetë kusht vetëm për administratën zgjedhore, ndërsa kërkoi nga qytetarët që të respektonin distancën fizike.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të kërkojë nga votuesit që të dëshmojnë se janë të vaksinuar apo se kanë rezultuar negativë në testin për Covid-19. Nga votuesit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon zbatimin e masave që tashmë janë të njohura. Këto masa, të cilat kanë ardhë si rekomandime/këshilla nga institucionet shëndetësore, janë miratuar nga KQZ-ja në udhëzimin për masat që duhet të zbatohen nga votuesit dhe stafi zgjedhor në ditën e zgjedhjeve”, ka thënë Elezi.

Të dielën e 17 tetorit, në Kosovë do të zhvillohen zgjedhjet lokale, ku qytetarët do të zgjedhin kryetarin e ardhshëm në komunën e tyre.

 

Të fundit