Flash News

Kosova

Zgjedhjet në Kosovë, komunat ku LVV mori shumicë të thellë votash

Zgjedhjet në Kosovë, komunat ku LVV mori shumicë të
Foto ilustruese

Zgjedhjet e 14 shkurtit shënuan një fitore të thellë të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo e fundit ka dalë e para në shumicën e komunave të Kosovës. Komunat ku VV mori një numër të konsiderueshëm votash ishte Prishtina, Istogu dhe Mitrovica.

Vjosa Osmani ishte deputetja më e votuar në Istog, ku arriti të marrë 5658 vota. Gjithashtu Lëvizja Vetëvendosje do të ketë tre deputetë nga Mitrovica në legjislaturën e re të Kuvendit, duke dalë kështu parti e parë me 63% të votave.

Partia e Albin Kurtit ka marrë një numër të madh të votash edhe në kryeqytet, duke lënë  pas partitë e tjera. Vetëvendosja në Prishtinë ka marrë 62359 vota, ose 64,09%. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë 47,85% të votave.

Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 17,41%  dhe në vendin e tretë Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.08%.  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur të marrë 7,43%  dhe Nisma Socialdemokrate me 2,60 %, pra nuk e kalon pragun.

Në Kosovë kanë mbetur pa u numëruar  votat me postë dhe ato me kusht. KQZ nuk ka dhënë një datë se kur do të nisë numërimi i tyre.

Të fundit