Flash News

Kosova

Zgjidhet kryetari i ri i PDK-së në Kosovë

Zgjidhet kryetari i ri i PDK-së në Kosovë

Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur sot kryetarin e saj të ri, Bedri Hamzën.

Në një konventë të mbajtur sot, Hamza u konfirmua si drejtuesi i ri i PDK-së, duke qenë kandidati i vetëm për këtë post dhe duke marrë mbështetjen unanime të delegatëve, pa asnjë votë kundër.

Në fjalimin e tij të parë pas zgjedhjes, Hamza shprehu mirënjohje të thellë për aktivistët dhe anëtarët e partisë, duke theksuar rolin e tyre vendimtar në ruajtjen e qëndrueshmërisë dhe përballimin e sfidave në periudha të vështira.

“Sot është një nga ato ditë kur shpirti i PDK-së flet më shumë se çdo fjalë,” tha ai. “Ndjej peshën e përgjegjësisë ndaj sakrificës suaj, ndaj çdo ditë pune e çdo orë mundi që keni dhënë për partinë dhe vendin tonë.”

Hamza vlerësoi kontributin e strukturave të partisë, veçanërisht të rinisë, duke i cilësuar si “motorin e PDK-së” që ka mbajtur gjallë frymën e saj në kohët më të vështira.

Duke iu drejtuar delegatëve, Hamza theksoi se PDK-ja ka mbijetuar çdo goditje për shkak të themeleve të saj të forta:

“A e dini pse?”, pyeti ai të pranishmit.
“Sepse PDK është ndërtuar mbi sakrificë kombëtare, jo mbi interesa personale. Sepse ka lindur në përballje, në qëndresë, në sakrificë. Në ADN-në e saj ka gjurmët e lirisë, idealin e rezistencës dhe frymën e UÇK-së.”

 

 

 

Të fundit