Flash News

Kosova

Zjarret në vend, ministri i Mbrojtjes në Kosovë: Jemi gati të ndihmojmë Shqipërinë

Zjarret në vend, ministri i Mbrojtjes në Kosovë: Jemi gati

Situata me zjarret paraqitet kritike thuajse në të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, përfshirë këtu edhe Shqipërinë me Kosovën.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj është shprehur se Ushtria e Kosovës dhe Emergjencat Civile janë të gatshme të ndihmojnë Shqipërinë në luftën me zjarret.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mehaj u shpreh mund t’i ofrojnë Shqipërisë mjete dhe focra zjarrfikëse.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat Ushtrisë së Kosovë janë gati për të ndihmuar Shqipërinë, Presidentin Ilir Meta dhe ministrin Niko Peleshi, në çdo kohë për të lehtësuar zjarret që kanë marrë përsipër!

Kosova qëndron me ju dhe do ta mbështesë përgjithmonë Shqipërinë”, shkruar ministri në mediat sociale.

Të fundit