Flash News

Kosova

Zyrtare/ KQZ-ja e Kosovës: Votat për Albin Kurtin në listën e VV nuk do llogariten

Zyrtare/ KQZ-ja e Kosovës: Votat për Albin Kurtin në listën

Komisionit Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka deklaruar se nëse votohen numrat e kandidatëve që nuk janë certifikuar, ato vota nuk do numërohen. KQZ’ja thotë se numërohet vota për partinë dhe kandidatët e certifikuar, ndërsa nuk llogaritet vota që i jepet atij kandidati që s’është certifikuar.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe dy deputetë të tjerë të kësaj partie nuk janë certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit, për shkak të problemeve me ligjin. Bashkë me ta, nuk janë cerfikuar as dhjetëra kandidatë nga partitë e tjera.

VV thotë se Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Bajram Mavriqi vazhdojnë të jenë pjesë e listës zgjedhore së Lëvizjes Vetëvendosje, edhe pse asnjëri prej tyre s’ka arritur të certifikohet për të marrë pjesë në zgjedhje. Por, pavarësisht se janë pjesë e listave, votat per kandidatët e pacerfikuar do të konsiderohen të pavlefshme sipas deklaratës së KQZ-së, shkruajnë mediat kosovare.

 “Pra, nëse një subjekt politik ka të certifikuar 4 kandidatë dhe në fletëvotim janë shënjuar 5 numra, në FLLK evidentohen këto 5 shënjime, por ato nuk barten të gjitha në Formularët e Rezultateve të Kandidatëve. Në këta formularë bartën vetëm votat e kandidatëve të certifikuar”, ka deklaruar Elezi.

Të fundit