Flash News

Kosova

​Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan vizitë sot në Kosovë

​Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan vizitë sot në

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan do të vizitojë sot Kosovën.

Ai do të pritet në takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Diplomati amerikan  ka bërë të ditur më herët se gjatë kësaj jave do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, ku përveç Kosovës, ai kishte paralajmëruar vizitë në Bosnjë dhe Herecegovinë dhe Serbi.

“Pres me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve në rajon”, ka shkruar ai në platformën X më 9 korrik.

Zyrtari i lartë amerikan gjatë qëndrimit në Kosovë pritet të takohet edhe me përfaqësues dhe liderë nga partitë parlamentare.

Takim me diplomatin amerikan ka pasur edhe presidentja, Vjosa Osmani, e cila ndodhet aktualisht në një vizitë zyrtare në SHBA.

Të fundit