Flash News

Kosova

Zyrtarizohet një nga kandidatët për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë

Zyrtarizohet një nga kandidatët për kryeministër në
Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj do të jetë kandidat për kryeministër kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Lajmi u bë i ditur nga ditur sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili në një deklaratë për mediat.

Sot jam i lumtur që qytetarëve të Republikës së Kosovës t’jua shpalos vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës se Kandidati i saj për Kryeministër është Kryetari në Detyrë, Profesor Enver Hoxhaj.

Hoxhaj, përpos karrierës së tij akademike, ka një përvojë të gjatë institucionale e politike. Ai ka punuar gjatë dhe afër me dy burrështetasit që sot nuk i kemi këtu, Z. Kadri Veseli dhe Z. Hashim Thaçi, duke realizuar aspiratat e qytetarëve për pavarësi e shtet-ndërtim”, tha Ismaili.

Të fundit