Flash News

Kosova

Zyrtarja e DASH shkon sot në Kosovë, më pas do të vizitojë Shqipërinë

Zyrtarja e DASH shkon sot në Kosovë, më pas do të

Ndihmës sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor. Vizita e saj nis sot me Kosovën. Ajo do të takohet me zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës, ku do t’i falenderojë për ndihmën e dhënë për afganët dhe ukrainasit.

Gjithashtu do të diskutohet për rrugën e integrimit të Kosovës dhe dialogun me Serbinë.

“Më 25 prill, ajo do të falënderojë Kosovën për strehimin për afganët dhe ukrainasit, do të inkurajojë punën në reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike, dhe do të shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga SHBA, të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë drejt një marrëveshjeje për marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke”, thuhet në njoftim.

Pas 3 ditësh zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, do të vizitojë vendin tonë. Ajo do ta vizitojë Shqipërinë në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve dypalëshe.

Të fundit