Flash News

KRYESORE

Kosovë, 100 vëzhgues evropianë do të monitorojnë zgjedhjet parlamentare

Kosovë, 100 vëzhgues evropianë do të monitorojnë

Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë nga Bashkimi Evropian, Alojz Peterle në një konferencë për shtyp sot në Prishtinë prezantoi Misionin për Vëzhgim të Zgjedhjeve nga BE.

Misioni udhëhiqet nga shefi i misionit Alojz Peterle, anëtër i Parlamentit Evropian nga Sllovenia dhe do të përbëhet nga rreth 100 vëzhgues nga shtetet të ndryshme anëtare të BE-së, bashkë me Norvegjinë dhe Zvicrën.

Një ekip bazë i përbërë nga tetë analistë është i vendosur në Prishtinë nga data 19 maj, ekip i cili mbulon çështjet zgjedhore, ligjore dhe mediatike.

Peterle tha se kjo reflekton përkushtimin e vazhdueshëm të BE-së ndaj procesit demokratik në Kosovë dhe dëshirën për të parë përmirësim të vazhdueshëm në përmbushjen e të drejtave demokratike e të gjithë atyre të cilët do të votojnë në Kosovë.

Sipas tij, qëllimi i tyre nuk është të bëhen policë në këtë proces, por të jenë vetëm si vëzhgues të paanshëm.

Të fundit