Flash News

KRYESORE

Kosovë/ 40 raste të reja me COVID-19, shkon në 1142 numri i të infektuarve, 30 viktima

Kosovë/ 40 raste të reja me COVID-19, shkon në 1142 numri i

40 persona të tjerë kanë rezultuar me koronavirus në Kosovë, duke e çuar kështu në 1,142 numrin e të infektuarve, ndërsa 30 persona kanë humbur jetën deri më tani.

Përmes një njoftimi Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën me dije se 10 nga rastet janë nga komuna e Prishtinës. Ndërkaq, mësohet se 6  pacientë të infektuar me COVID-19 janë shëruar,duke çuar numri i përgjithshëm të të shëruarve në 890.

Nga data 08 shkurt deri më 07 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.234 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Të fundit