Flash News

KRYESORE

Kosovë/ Ambasadori i Shqipërisë: Do të ketë zhvillime për taksën e “Rrugës së Kombit”

Kosovë/ Ambasadori i Shqipërisë: Do të ketë zhvillime

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi deklaroi se çështja e taksës 5 euro në “Rrugën e Kombit” do të diskutohet sërish.

“Tani kjo është çështje që duhet diskutuar pas kësaj gjendjeje, por ma do mendja që kushdo në Shqipëri, vlerëson në mënyrë të jashtëzakonshme… prandaj kombi u bashkua, ra ky mort e u pa”, tha ai në KTV.

Nisur nga rrethanat, pas rënies së tërmetit në Shqipëri, ambasadori paralajmëron ndryshime.

“Unë kam biseduar edhe me z. Kurtin, do të ketë zhvillime. Kemi shumë gjëra për të rregulluar mes nesh. Duhet të ketë më shumë shkëmbime, lehtësira nga të gjitha anët, në mënyrë që të eci përpara ekonomia e dy vendeve”.

Të fundit