Flash News

KRYESORE

Kosovë/ Krim i rëndë në familje: Policja vret prindërit, dy vëllezëri, më pas edhe veten

Kosovë/ Krim i rëndë në familje: Policja vret

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, jo vetëm në Kosovë.

Një punonjëse e policisë ka vrarë me armë zjarri 4 anëtarët e familjes dhe më pas ka qëlluar për vdekje edhe veten.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., efektive në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka vrarë dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë”, sqaron policia paraprakisht.

Të fundit