Flash News

KRYESORE

Kosovë, nis fushata zgjedhore, rreth 7 mijë kandidatë në garë për kryetarë komunash

Kosovë, nis fushata zgjedhore, rreth 7 mijë kandidatë në

Në Kosovë ka nisur fushata zgjedhore për kryetarë komunash dhe këshillat bashkiakë. Partitë politikë që do të garojnë në zgjedhjet e 22 tetorit do të prezantojnë të gjithë kandidatët përkatës, numri i të e cilëve ka arritur deri në 7 mijë. Partia Demokratike e Kosovës së bashku me liderin Kadri Veseli kanë hapur të parët këtë fushatë.

Rreth 7 mijë kandidatë për kryetarë komunash do të garojnë mes tyre në zgjedhjet e tetorit në Kosovë.

Sot ka nisur zyrtarisht edhe fushata e tyre elektorale. Zgjedhjet për kryetarë komunash dhe këshillash bashkiakë do të mbahen në 38 komuna të Kosovës më 22 tetor, datë e caktuar nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Në garën për kryetarë komunash janë certifikuar më shume se 200 kandidatë. Sipas mediave kosovare, numri i partive që do të prezantojnë dhe kandidatët përkatës gjatë propagandës elektorale do të shkojë deri në 91.

E para që ka hapur fushatën zgjedhore ka qënë Partia Demokratike e Kosovës me kryetar Kadri Veselin. Lideri i kësaj force politike ka shprehur bindjen për fitore, pasi shpalli kandidatët e partisë së tij për komunat.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka deklaruar se do ti kushtohet mjaft rëndësi vëzhgimit të procesit zgjedhor, pasi ky institucion ka firmosur dhe një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkimin Europian për monitorim dhe vëzhgimin e zgjedhjeve.

 

Të fundit