Flash News

KRYESORE

Kosovë/ Raportuesja për Kosovën në PE kritika LDK-së dhe Thaçit: Deputetët votuan nën presion

Kosovë/ Raportuesja për Kosovën në PE kritika LDK-së

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka reaguar pas votimit të qeverisë Hoti në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa i uron suksese Avdullah Hotit për detyrën e re, Cramon ka kritikuar LDK-në dhe Thaçin për presionin-sipas saj- të vënë ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“I uroj punë të suksesshme z.Avdullah Hoti dhe qeverisë së tij në Prishtinë. Qeveria ka shumë punë për të bërë, këto janë rrethana kruciale për çështjet e brendshme dhe ndërkombëtare. Shpresoj që qeveria e re do të jetë në gjendje të zhvillojë reformat dhe të punojë për një Kosovë më të mirë. Megjithatë ne s’mund të bëhemi të verbër rreth votimit të z.Hotit. Deputetët e Parlamentit të Kosovës ishin nën presion të madh nga lidershipi i LDK-së nga Presidenti Thaçi”, tha Von Cramon.

Të fundit