Flash News

KRYESORE

Kosovë/Shpërthim në një lokal, plagosen 11 persona

Kosovë/Shpërthim në një lokal, plagosen 11 persona

Mbrëmjen e djeshme kanë mbetur të plagosur 11 persona si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një lokal të fshatin Ratkoc në Kosovë.

Sipas të dhënave nga paraprake nga Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, raportohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Numri i personave të lënduar që kanë kërkuar ndihmë në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë për këtë rast janë 11 persona. Katër prej tyre janë hospitalizuar, ndërsa të tjerët pas marrjes së tretmanit mjekësorë janë liruar për në shtëpi. Edhe katër personat e hospitalizuar janë jashtë rrezikut për jetë sipas personelit mjekësorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit