Flash News

KRYESORE

Kosovë-Shqipëri me konsullatë të përbashkët në Kopenhagen

Kosovë-Shqipëri me konsullatë të përbashkët

Në një ceremoni të veçantë në Kopenhagen të Mbretërisë së Danimarkës, Konsulli i Republikës së Kosovës atje, Arton Krasniqi dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Kastriot Robo, inauguruan Konsullatën e përbashkët të të dy vendeve.

Në prani të autoriteteve daneze dhe trupit diplomatik të akredituar në Kopenhagen, konsulli Krasniqi ka theksuar nevojën e vazhdimit të projekteve të përbashkëta dhe inicimin e nismave të reja të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, si dhe për bashkëpunim në kuadër të agjendës bilaterale dhe multilaterale.

“Sot është një ditë e veçantë, pasi po hapim konsullatën e përbashkët me Shqipërinë, e treta e këtij lloji dhe gjithsesi jo e fundit. Këtë ditë e madhështon data e nesërme, 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës, pavarësi kjo që nuk u arrit lehtë kur kemi parasysh sakrificën e shumë brezave”, tha konsulli Krasniqi.

Ambasadori i Shqipërisë, Kastriot Robo vlerësoi lart aktin e hapjes së Konsullatës së përbashkët. ’’Do të punojmë së bashku për t’u ofruar shtetasve si të Republikës së Shqipërisë, ashtu edhe të Republikës së Kosovës, shërbime sa më pozitive, sa më moderne, profesionale dhe nuk ka dyshim se qytetarëve tanë do t’u ofrohen shërbime sa më mirë të mundshme.”

Të tjera nga 10 vjetori i Pavarësisë:

10 vjet Pavarësi; ‘Newborn’në Prishtinë merr pamjen e re

Dua Lipa uron 10 vjetorin e pavarësisë, njofton një surprizë për Kosovën

10 vjetori i pavarësisë së Kosovës, asnjë nga gazetat e Tiranës nuk i kushton rëndësi

Rita Ora niset drejt Prishtinës, mesazh për shqiptarët

Të fundit