Flash News

KRYESORE

Kosovë/ Thaçi shtyn zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut (shkaku)

Kosovë/ Thaçi shtyn zgjedhjet e jashtëzakonshme në

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka lajmëruar shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës në Mitrovicën e Veriut. Vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve është marrë për shkak të situatës së vështirë të krijuar nga COVID-19 në Kosovë.

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19 dhe parandalimit të rritjes së numrit të personave të infektuar në Republikën e Kosovës si dhe ruajtjes së shëndetit publik, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, pas dorëheqjes së kryetarit të kësaj komune, shtyhen për një afat të pacaktuar”, shkruan Gazeta Ekspress.

Zgjdhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut do të mbaheshin pasi Goran Rakiq, që është edhe kryetari aktual i Mitrovicës së Veriut, është zgjedhur zv.kryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal, në qeverinë e re të Avdullah Hotit. Rakiq është zgjedhur kryetar i Mitrovicës së Veriut në zgjedhjet e jashtëzakonshme në maj të vitit të kaluar.

Këto zgjedhje kanë pasuar dorëheqjet e kryetarëve të këtyre komunave, më 26 nëntor të vitit të kaluar, në shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnjës.

Megjithatë, pas dorëheqjes Rakiq kishte kandiduar përsëri për kryetar të Mitrovicës së Veriut, ku edhe kishte fituar zgjedhjet.

Fat të njëjtë si Mitrovica e Veriut kishte edhe Podujeva. Kryetari i kësaj komune, Agim Veliu ishte zgjedhur më 3 shkurt të këtij viti, ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë nuk janë mbajtur ende, për shkak të pandemisë COVID-19.

Të fundit