Flash News

KRYESORE

Kosovë, zyrtarët e infektuar me Covid 19, pezullohet puna në Qendrën e Regjistrimit Civil

Kosovë, zyrtarët e infektuar me Covid 19, pezullohet puna në

Ministria e Punëve të Brendshme,  përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil, ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës, se në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve dhe në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 disa zyrtarë të këtyre qendrave, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Gjithashtu, bëhet e ditur se deri në përfundimin e procesit të testimit të stafit të këtyre dy qendrave, të gjitha shërbimet e Regjistrimit të Automjeteve do të bëhen në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve të rajonit 01 në komunat: Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Graçanicë, Lipjan dhe Drenas, raporton Koha.net.

“Gjithashtu, aplikimet e rasteve për pajisje me dokumente mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta, në përjashtim të rasteve mjekësore dhe tërheqjes së dokumenteve të gatshme, të cilat vazhdojnë të kryhen në QPD-në Prishtinë, ndërsa shërbimet për vula apostile/verifikuese ofrohen vetëm për raste mjekësore dhe emergjente”, thuhet në njoftimin e MPB.

Të fundit