Flash News

KRYESORE

Kostandinos Kaçifa u qëllua me dy plumba, gazetarët: Jo me snajper, RENEA përdori armën e re gjermane

Kostandinos Kaçifa u qëllua me dy plumba, gazetarët: Jo me

Ditën e djeshme u bë publike edhe ekspertiza mjeko-ligjore, sa i takon vdekjes së 35-vjeçarit Kostandinos Kaçifa, minoritarit grek, i cili u qëllua për vdekje të dielën pas një shkëmbimi me armë zjarri në fshatin Bularat të Gjirokastrës nga forcat RENEA.

Sipas ekspertizës, i riu u qëllua me dy plumba, duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Në emisionin ‘Top Show’, gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar detaje mbi armën e përdorur për të qëlluar Kaçifan.

“Reparti Renea nuk ka qëlluar me snajper, por ka përdorur armën e re gjermane Heckler ndaj 35-vjecarit”, u shpreh Hoxha, ndërsa Artur Bibe, korrespodenti i Top Channel në Greqi thotë se plumbi i parë është qëlluar nga një distancë deri në 800 metra.

“Viktima është qëlluar nga dy plumba sipas mjekut ligjor grek. I pari është qëlluar me largësi nga 400- 800 metra ndërsa tjetri nuk i ka prekur organet jetësore. Sipas konfirmimeve të ardhura nga ministria e jashtme greke”.

 

Të fundit