Flash News

KRYESORE

Kosto e “Unazës së Madhe”, Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Injorant, librin e aritmetikës e mbylle në klasë të katërt

Kosto e “Unazës së Madhe”, Kryemadhi i përgjigjet

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar ndaj deklaratës ironike të kryeministrit Edi Rama sa i përket akuzave të opozitës për koston te “Unaza e Madhe” dhe devijimin e rrugës.

Në një reagim në Facebook, Kryemadhi e konsideron Ramën injorant dhe që librin e aritmetikës e ka mbyllur në fillore duke mbrojtur në këtë mënyrë oligarkët.

Kryeministri injorant, që librin e aritmetikës e ka mbyllur në klasën e katërt fillore, është përpjekur të mbrojë oligarkët e tij të babëzitur për çmimin stratosferik për ndërtimin e Rrugës së Unazës.

Ky frikacak i pashembullt le të tregojë se në ç’vend të botës 2 km kushtojnë 40 milion euro, le të tregojë qartë projektin dhe firmat që përfitojnë nga ky palaçollëk.

Dhe së fundmi një kujtesë, meqë dijepaku përmend manualin; manual në shqipe të pastër është doracak dhe në shqipen e përditshme është doracak në xhepat e buxhetit të shtetit, të atij buxheti që gllabërohet çdo ditë nga Edi Rama dhe klientët e tij”, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Të fundit