Flash News

KRYESORE

“Kostoja e Krimeve Kibernetike”, kompanitë humbasin miliona dollarë nga sulmet online

“Kostoja e Krimeve Kibernetike”, kompanitë humbasin miliona

Sipas Institutit Accenture & Ponemon, sulmet kibernetike i shkaktojnë kosto marramendëse bizneseve dhe këto shpenzime rriten çdo ditë.

Firma intervistoi 2,600 profesionistë sigurie dhe IT në 355 organizata në mbarë botën për të përpiluar raportin “Kostoja e Krimeve Kibernetikë”. Në 2018-ën kostoja e sulmeve kibernetikë me maluerë ka kushtuar 2.6 milionë dollarë për kompani.

Në të njëjtën kohë kostoja nga elementë që sabotojnë kompanitë si punonjës, staf i përkohshëm, kontraktor apo partnerë biznesi, u rrit me 15% në 1.6 milionë dollarë për kompani.

Kostoja mesatare e një sulmi kibernetikë sot llogaritet 1.6 milionë dollarë, ndërsa në një të ardhme jo të largët ajo mund të arrijë në trilionë dollarë.

Kostot më të larta i patën kompanitë amerikane, deri në 27.4 milionë dollarë për organizatë. Japonia ishte e dyta me kosto prej 13.6 milionë dollarë për organizatë dhe Britania me 11.5 milionë.

Të fundit