Flash News

KRYESORE

Kostoja e të qenit femër/ Diskriminim në taksa, paguajnë më shumë se meshkujt

Kostoja e të qenit femër/ Diskriminim në taksa, paguajnë

Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, gratë paguajnë më shumë se burrat për mallra të caktuara, të tilla si rrobat, produktet e shëndetit, produktet në shtëpi dhe produktet e kujdesit personal. Ky dallim i çmimeve njihet ndryshe dhe si "pink tax" (tatimi rozë), pasi shumë prej këtyre produkteve janë të paketuara në ngjyrë rozë.

Në një vend ku gratë fitojnë 80.5 cent për çdo burim dollari, sipas Institutit për Studimin e Politikave të Grave, ky lloj i diskriminimit të çmimeve duket edhe më i padrejtë.

"Howmuch.net" ka ilustruar dhe me imazhe gjerësinë dhe thellësinë e "taksës rozë" duke përdorur të dhëna nga një studim nga Departamenti i Çështjeve të Konsumatorëve të Qytetit te Nju Jorkut (DCA).

Studimi i DCA-së vlerësoi dallimet e çmimeve që ballafaqohen me blerësit meshkuj dhe femra kur marrin të njëjtat lloje produktesh/artikujsh. DCA arriti një çmim mesatar për 35 lloje të ndryshme të produkteve bazuar në një analizë të 794 artikujve dhe pastaj krahasoi çmimet e produkteve të ngjashme për burra dhe gra.

Për të minimizuar dallimet midis artikujve të burrave dhe grave, DCA selektoi produktet që kishin versione të ngjashme për meshkuj dhe femra dhe ishin më të afërt në etiketimin, përbërësit, pamjen, , ndërtimin dhe marketingun. Ndryshe nga raporti i DCA, vizualizimi i "Howmuch.net" nuk përfshin produktet e fëmijëve dhe përfshin vetëm kategoritë e veshjeve të rriturve, aksesorëve, produkteve të kujdesit personal dhe produkteve të kujdesit shëndetësor.

Produktet që janë subjekt i "Pink Tax"

Shampo dhe balsam: 48% më e shtrenjtë për gratë

Bluzat: 15% më e shtrenjtë për gratë

Mbrojtëse dhe mbështetëse: 15% më e shtrenjtë për gratë

Këmisha: 13% më e shtrenjtë për gratë

Helmeta dhe doreza: 13% më e shtrenjtë për gratë

Bastun: 12% më e shtrenjtë për gratë

Produktet e depilimit: 11% më e shtrenjtë për gratë

Sipas DCA dhe "Howmuch.net" ka vetëm disa produkte që meshkujt paguajnë më shumë për to. Këto produkte përfshijnë të brendshmet (29% më të shtrenjta), produkte të shëndetit të tretjes (5% më të shtrenjta) dhe krem rroje (4% më e shtrenjtë).

Në përgjithësi, diferenca më e madhe e çmimeve është në kategorinë e kujdesit personal, ku gratë paguajnë 13% më shumë për produktet se burrat. Për burrat dhe gratë, veshjet për të rritur priren të jenë kategoria më e shtrenjtë e produkteve të konsumit.

Burimi: Howmuch.net

Të fundit