Flash News

KRYESORE

“Kot kemi luftuar për demokraci”, Spaho analizon 2 vjetorin e Reformës në Drejtësi: Këto janë 'sukseset' e Ramës dhe Romanës

“Kot kemi luftuar për demokraci”, Spaho analizon 2 vjetorin e

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar me rastin e dy vjetorit të nisjes së Reformës në Drejtësi.

Spaho analizon se përparimi ka qënë i pakët gjatë kësaj periudhe, pasi vendi ka mbetur pa Gjykate Kushtetuese, pa Gjykate të Lartë dhe shpejt pa Gjykatë Apeli.

Gjithësesi, përmes ironisë, ai shton se jemi rropatur kot këto 28 vite për të krijuar rend demokratik, pasi ishim mirë me Enverin, Rapi Minon, Fehmi Abdiun dhe Gramozin.

“Rroftë Romana dhe Europeut që ajo perfaqëson dhe që bënë të mundur që forcat e 'erreta' të djathta ne Shqipëri të zevendesohen nga kanabisto ministrat e Edi Rames, kanabisto prokuroret, kanabisto gjyqtaret dhe kanabisto nderkombetaret”, përfundon Spaho

Reagimi i plotë:

Sot “reforma” ne drejtesi mbush dy vjet. Gezuar ditelindjen e dashur “reforme” e Edi Rames dhe ca nderkombetareve. Ne dy vjet ja arrite ta lesh Shqiperine pa gjykate Kushtetuese, pa gjykate te Larte dhe shpejt pa gjykate Apeli.

Per me teper kur kujton qe prokurore e pergjitheshme eshte Mrika e Rilindjes.  Pas ketyre “arritjeve” qe i ka zili dhe duhet ti kopjoje cdo vend europian pyetja eshte se perse u rropatem 28 vjet per demokraci? Mire e kishim Enverin, Rapi Minon, Fehmi Abdiun dhe Gramozin. Rrofte Romana dhe Europeut qe ajo perfaqeson dhe qe bene te mundur qe forcat e “erreta” te djathta ne Shqiperi te zevendesohen nga kanabisto ministrat e Edi Rames, kanabisto prokuroret, kanabisto gjyqtaret dhe kanabisto nderkombetaret. Sot me shume se kurre tingeëne aktuale vargjet:

Mora pushken dola malit dhe luftova per atdhe

Ku ta dija une i ziu se armiku qe me ne!

 

Të fundit