Flash News

KRYESORE

Kotcias në Tiranë, Bushati flet për takimin e anuluar Rama-Tsipras: Po punojmë, besoj se do biem dakord

Kotcias në Tiranë, Bushati flet për takimin e anuluar

Ditën e sotme ka mbërritur në një vizitë disaorëshe në Tiranë, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotcias. Në këtë vizitë të shpejtë, Kotcias është takuar me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati, ndërsa takimi mes tyre është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave.

Pak para nisjes së takimit zyrtar mes tyre në ambientet e ministrisë së Jashtme, Bushati është pyetur nga gazetarët për më shumë detaje rreth takimit.

“Për çfarë do të diskutoni me zotin Kotcias?”, e pyesin gazetarët, ndërsa ministri përgjigjet: “Për vazhdimin e punës. Puna është në proces, çdo gjë në kohën e duhur”.

Gazetarët insistojnë më tepër për marrëveshjen e detit dhe takimin e anuluar Tsipras-Rama.

“Në vijim të dialogut që kemi ngritur, jemi në fazë të re, në disa fusha është bërë progres, kemi disa fusha që në vijim të deklarojmë progres, e kam fjalën për njohjen e patentave, presidentin ka lëshuar plotfuqishmërinë, besoj se do biem dakord edhe për datat e takimeve si do operojë grupi i punës, po punojmë edhe për takimin e nivelit të lartë mes dy kryeministrave”, u shpreh Bushati dhe më pas rendi për në ministrinë e Punëve të Jashtme ku priste homologun grek.

Kujtojmë se takimi i parashikuar këto ditë mes dy kryeministrave është anuluar dhe sipas mediave greke është shtyrë për shkak se ka patur vështirësi në negocim për marrëveshjen e detit.

Të fundit