Flash News

KRYESORE

Kotcias vizitë për çështjen e emrit, banorët e presin me protesta: T’i tregojmë e kujt është Maqedonia

Kotcias vizitë për çështjen e emrit, banorët e presin

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotcias pritet të vizitojë ditën e sotme Maqedoninë, lidhur me gjetjen e një zgjidhje kompromisi për çështjen e emrit. Ai shkel në tokën maqedonase pas ndryshimit të emrit të aeroportit, nga ”Aleksandri i madh” në ”Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”.

 Megjithatë, vizita e tij nuk është mirëpritur nga banorët, pasi kanë parashikuar ta presin me protesta dhe pankarta në duar. “Ndal bisedimeve për emrin”, “Maqedonia është e maqedonasve”. “Ta presim na ka hije”. “Ta presim maqedonisht! T’i tregojmë deri ku dhe e kujt është Maqedonia”, janë vetëm disa nga pankartat që do të mbajnë protestuesit, me qëllim ndërprerjen e bisedimeve me fqinjin grek.  

Kotcias do të qëndrojë në Maqedoni vetëm 24 orë.

Të fundit