Mësohet se dy delegacionet do te nisin takimin ne mesdite, ne një nder hotelet kryesore ne qendër te qytetit.
Delegacioni shqiptar do te kryesohet nga ministri Bushati, e ne përbërje te se cilit do te jene këshilltari për ceshtjet e rajonit Glevin Dervishi, drejtor i traktateve Armand Skapi, ambasadori ne Londër Qirjako Qirko dhe Diana Hobdari, ambasadorja shqiptare ne Greqi.
Takimi pritet te jete hermetik ndaj mediave, duke ruajtur te njëjtin format si takimi i pare zhvilluar ne Krete.
Ne takim, palët pritet te vijojnë te diskutojnë temat e nxehta te hapura mes dy vendeve, duke nisur nga kufiri detar, ligji i luftës, ceshtja çame dhe varrezat greke ne vendin tone.
Ne fund te takimit, ditën e diele pritet te kete ne deklarate te përbashkët per mediat. Ne Krete ne deklaratën pas takimit, u theksua se te dy palët pranuan rendësine qe ka dialogu per zgjidhjen e çështjeve te mbartura pezull. Bisedimet thuhet ne ate deklarate ishin nje hap i rëndësishëm përpara.