Flash News

KRYESORE

Kotzias tregon pse Tsipras nuk erdhi në Tiranë: Ligji i luftës, skizofreni historike

Kotzias tregon pse Tsipras nuk erdhi në Tiranë: Ligji i luftës,

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka treguar pse kryeministri grek shtyu vizitën e parashikuar që do të zhvillonte në Tiranë.

“Vizita e zotit Tsipras në Tiranë do të ishte kryer nëse nuk do të kishin dalë çështje procedure mes presidentit dhe qeverisë. E keni parasysh çështjen e Presidentit për dhënien e autorizimit për përfundimin e negociatave, tashmë ajo çështje është zgjidhur”, tha Kotzias.

Më tej ai ka folur edhe diskutimet që po bëhen mes palëve për të zgjidhur problemet e mbartura.

“Me këto marrëveshje do të kemi dhe një dekret presidencial për ligjin e luftës që është një skizofreni historike. Do të kemi edhe marrëveshjen të tjera, siç është ajo e piramidave. Besoj se politikanët duhet të jenë për të zgjidhur problemet dhe të largojnë peshat e së kaluarës. Me Tsipras jemi ulur për t’i dhënë zgjidhje të gjitha temave të hapura këtu e më shumë se 70 vjet më parë. Ne jemi për zgjidhje dhe duam të ketë një zgjidhje. Ndaj dhe po punojmë”, deklaroi Kotzias.

Të fundit