Flash News

KRYESORE

Kovac në rrezik, "Bosi" i Bayernit i jep mesazh të qartë

Kovac në rrezik, "Bosi" i Bayernit i jep mesazh të

Bayern Munich fitoi me rezultatin 2-3 kundër Olimpiacosit në Greqi, por loja nuk ka lënë të kënaqur drejtuesit e klubit. Presidenti Karl-Heinz Rummenigge ka lëshuar një mesazh të qartë për trajnerin Niko Kovac dhe futbollistët.

"Nuk besoj se kjo mënyrë loje do të na dhurojë shumë rezultate në këtë sezon. Duhet të ndryshojmë diçka. Luajmë pa menduar dhe kjo do të na krijojë probleme në të ardhmen.

"Në ndeshjet e fundit të kampionatit kemi humbur pikë të rëndësishme kundër skuadrave të nivelit të ulët. Duam që lojtarët të futen në fushë më të përqendruar dhe më të motivuar për të marrë tri pikët", -tha ai për sajtin e klubit.

Të fundit