Flash News

KRYESORE

Kozeta Kurti kundër emisioneve në Klan: ‘Piter Pan’ një skenografi Shakire, po keqpërdorin imazhin e fëmijëve

Kozeta Kurti kundër emisioneve në Klan: ‘Piter Pan’

Emisioni më i ri në Tv Klan “Në kurthin e Piter Pan” duket se ka marrë shumë vëmendje edhe për shkak të formatit ku përveç fëmijëve janë të përfshirë dhe personazhet publike. Por gazetarja Kozeta Kurti duket se nuk është e kënaqur me formatet e Tv Klan  dhe Ora News, ku ka shënjestruar disa nga emisionet, duke i akuzuar se po keqpërdorin imazhin e fëmijëve.

Duke nisur sqarimin lidhur me një program të parë tek Ora, ku vajzat e vogla shiheshin duke bërë ‘twerk’. Më pas, ajo ka kaluar tek rubrika ‘Ka një mesazh për ty’, ku flet për rrengun e një 16-vjeçareje, e cila vuri në lojë nënën e saj duke pretenduar se po i prezanton të dashurin dhe të atin e këtij të fundit.

Pë të vazhduar më pas  me ‘Piter Pan’, duke e cilësuar atmosferën e formatit si: ‘skenografi Shakire’.

“… [fëmijë] që pyesin Xhensila Myrtezajn: ‘si ndjehesh kur burri yt flet fjalë të këqija’ dhe këndojnë në kor ‘Çelësin e Zemrës’, sepse kështu i kanë mësuar tetat e programit,” shkruan Kurti.

Të fundit