Flash News

KRYESORE

Kozeta Kurti: Marina ishte e gatshme të jepte 4 milionë lekë për tu bërë velinë e Fiks Fare

Gazetarja Kozeta Kurti e cila ka qenë e ftuar në “Pop Culture”, ka zbuluar disa detaje për kohën kur ajo ishte pjesë e televizionit, ku është spikatur një fragment nga audicionet e “Shtojzovalleve”.

Në emisionin veror të vitit 2004, ku zgjidheshin edhe velinat e ‘Fiks Fare’, e intervistuar ka qenë edhe Marina Vjollca, e cila është shprehur me shaka se do jepte 4 milionë lekë për tu bërë velinë e Fiks-it.

Inserti ka shkaktuar të qeshura në studio, ndërkohë që Kozeta është shprehur se e bënë Marinën konkurrente pasi ajo kishte potencial.

“Në fakt Marina për pak do ta humbiste shansin. Ajo kishte ardhur më vonë seç duhej në audicion dhe ne u detyruam që ta bënim pjesëmarrëse të një qyteti tjetër në mënyrë që ajo të konkurronte, pasi unë pash potencial tek ajo”, është shprehur Kozeta në studio.

 

Të fundit