Flash News

KRYESORE

KPA/ Nis seanca për Zaganjorin, Komisioneri Publik shprehet për 23 provat e paraqitura

KPA/ Nis seanca për Zaganjorin, Komisioneri Publik shprehet për 23

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nisur një seancë për kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.

Komisioneri Publik, me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, kërkon shkarkimin nga detyra të Zaganjorit.

Zaganjori u konfirmua në detyrë në korrik të 2018 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Por ky vendim është kundërshtuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Sipas Komisionerit Publik, Zaganjori nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Mësohet se sot Komisioneri Publik, Florian Ballhysa vlerësoi se nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë për sa u përket shkaqeve të ankimit. Ai vlerësoi se të gjitha shkaqet e ankimit duhen shqyrtuar.

Në lidhje me 23 provat e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, KP sqaron se për 4 pasuritë e patundshme në Tiranë, subjekti ka paraqitur deklaratë noteriale të 4 bashkëpronarëve dhe bashkëshortëve të tyre ku deklarohet fakti se 4 çifte kanë kontribuar në ndërtimin e godinës.

Bazuar në këtë deklaratë dhe të ardhurat nga qiraja e “British Counsil” pretendohet se janë paguar tek M.H. në një bankë në Selanik nga 1997 -2003 dhe se detyrimet janë paguar prej saj.

Të fundit