Flash News

KRYESORE

KPK i “sit” pasurinë, Fatmira Hajdari përlotet para trupës së vettingut: Jetoj në vilën që bleu Azemi, s'kam gënjyer asnjëherë

KPK i “sit” pasurinë, Fatmira Hajdari përlotet para

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Fatmira Hajdari është përballur sot me trupën e vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Gjatë seancës së parë dëgjimore, Hajdari ka sqaruar pasurinë e saj, duke thënë se jeton ende në vilën që ka blerë bashkëshorti i saj i ndjerë, Azemi në vitet 90.

Siç raporton ‘BW’, ka patur një moment që gjyqtarja është përlotur teksa ka justifikuar pasurinë e saj, që rezultoi me probleme të theksuara në raport me të ardhurat e deklaruara.

“Rrjedha ime familjare ne Tiranë ka nisur në vitet 1990. Na keni kthyer 30 vjet pas. Bashkëshorti im ka qenë deputet në vitet 90. Pas ardhjes në Tiranë kemi marrë një shtëpi tek ish-vilat gjermane. Në 1993 kam punuar në Ministrinë e Drejtësisë. Unë jetoj në të njëjtën vilë që ka blerë bashkëshorti im. Kam qene korrekte në deklarimet e mia. Të gjitha blerjet janë bërë para se të bëhesha subjekt për të deklaruar. Unë shkova te apartamenti i kunatit, pasi në atë kohë isha e kërcënuar për shkak të situatës.

Gjatë kësaj kohe u rikonstruktua banesa tek “vilat gjermane”. Kemi qene në një kohë krejt ndryshe. Veprimet kanë qenë informale. Unë nuk kam gënjyer asnjëherë në deklarimet e mia. Banka në atë kohë shkruante në dokumente fakte të paqena, boll të jepej kredia.

Mua kunati më dha apartament, por unë i thashë dua dyqan, që te mbaj fëmijët e mi. Kur shkova të nënshkruaj kontratën, pronari më tha: ‘ti do paguash vetëm koston e investimit, pjesen tjeter e keni për familjen tuaj”, është shprehur Hajdari.

Të fundit