Flash News

KRYESORE

KPK kalon gjyqtarin e Apelit: Ilir Toska nuk ka pasuri të fshehura

KPK kalon gjyqtarin e Apelit: Ilir Toska nuk ka pasuri të fshehura

Gjyqtari i gjykatës së Apelit të Tiranës, Ilir Toska kalon Vetingun, duke u konfirmuar në detyrë. Ai është njëkohësisht edhe kandidat për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.

Vendimi është dhënë paraditen e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me trup gjykues të përbërë nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari

Relatorja Valbona Sanxhaktari u shpreh dje se për subjektin e rivlerësimit nuk është konstatuar fshehje e pasurisë.

“Për kriterin e pasurisë, ILDKPI ka dorëzuar një raport pozitiv për subjektin. Nga hetimi i pavarur dhe i thelluar i komisionit konstatohet se subjekti pas verifikimit rezulton se ka vetëm një apartament 83 m2 në Tiranë në vlerë 50 mijë euro. Nuk rezulton se Ilir Toska ka pasuri të fshehura”, tha relatorja.

Gjyqtari është “skanuar” edhe sa i takon vlerësimit të figurës dhe aftësive profesionale.

Ndryshe nga DSIK që e kishte konsideruar të papërshtatshëm, nga verifikimet e Komisionit, është dalë në konkluzionin se nuk qëndrojnë pretendimet e DSIK, dhe figura e Ilir Toskës konsiderohet e përshtatshme.

Të fundit