Flash News

KRYESORE

KPK me kryetare të re, Genta Bungo zëvendësohet nga Pamela Qirko

KPK me kryetare të re, Genta Bungo zëvendësohet nga Pamela Qirko

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zgjodhi këtë të hënë kryetaren e re, Pamela Qirkon.

Votimi u zhvillua në prani dhe të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

“Pas votimit të fshehtë, që u zhvillua në prani edhe të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro, kandidatja Pamela Qirko. Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Komisionit nr. 48, datë 20.7.2020“, thuhet në një njoftim për mediat nga KPK.

Pamela Qirko zëvendëson Genta Tafa Bungon, së cilës i mbaroi mandati.

Ajo do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke nisur nga dita e martë.

Të fundit