Flash News

KRYESORE

KPK shkarkon Dritan Rreshkën, u emërua nga Arta Marku në krye të Prokurorisë së Tiranës

KPK shkarkon Dritan Rreshkën, u emërua nga Arta Marku në krye

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra Dritan Rreshkën, drejtues i Prokurorisë së Tiranës, pasi ILKDPKI kishte paraqitur një raport ku e denonconte për deklarim jo të saktë të pasurisë.

Ndonëse paraqiti prova në seancë, Rreshka nuk e ka kaluar procesin e vetting-ut. Ai akuzoi ILKDPKI për raport të njëanashëm për shkak se drejtuesit e këtij institucioni i ka hetuar kur ishte prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Dritan Rreshka u emërua në krye të Prokurorisë së Tiranës nga kryeprokurorja Arta Marku. Ai ka qenë gjithashtu një prej ekspertëve të lartë që ka punuar në hartimin e reformës në drejtësi.

Ikën dhe një tjetër anëtar i Gjykatës së Lartë. KPK: Artan Broci nuk e kalon vetting-un. Konfirmohet Medi Bici

Të fundit