Flash News

KRYESORE

KPK shkarkon prokuroren e Shkodrës, Besa Nikëhasani duartroket para trupës gjykuese   

KPK shkarkon prokuroren e Shkodrës, Besa Nikëhasani duartroket para

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon prokuroren e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani.

Trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Genta  Tafa Bungo dhe Pamela Qirko ka kryer një hetim administrativ të thelluar bazuar vetëm në kriterin e pasurisë dhe në fund të seancës dëgjimore, KPK vendosi shkarkimin e saj, me argumentin se nuk justifikoi dot pasurinë.

Menjëherë pas vendimit, ka rënë në sy mënyra se si ka reaguar prokurorja, e cila për këtë seancë nuk kishte pranuar të përfaqësohej as me avokat.

Ajo ka nisur të duartrokasë në shenjë ironie për vendimin e KPK dhe u largua nga salla duke thënë: Ky është një vendim shumë i padrejtë, do ta apeloj”.

Besa Nikëhasani është e treta që nuk kalon dot vettingun, pas gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo dhe gjyqtarit Besim Trezhnjeva.

Sipas KPK, nga hetimi 6 mujor nuk e kalon kriterin e pasurisë. Sipas raportit të ILDKP, prokurorja rezulton e pastër dhe me deklarim të rregullt pasurie, por KPK ka shkuar edhe më tej duke bërë edhe një hetim të thelluar administrativ, nga ku rezultoi se NIkëhasani dhe bashkëshorti i saj kanë bërë deklarim të rremë dhe s’kanë të ardhura të mjaftueshme për pasurinë që kanë aktualisht. Bëhet fjalë për një apartament në Lezhë, dy garazhe dhe një fuoristradë me vlerë rreth 20 mijë euro.

Argumentet që ka dhënë prokurorja në seancë duket se nuk e kanë bindur trupën gjykuese, pasi apartamenti me vlerë 90 mijë euro është shlyer në një kohë të shkurtër prej 10 vitesh, ndërsa për makinën e shtrenjtë është justifikuar duke thënë se ka 3 fëmijë dhe i duhet të shkojë çdo ditë nga Lezha në Shkodër.

Të fundit