Flash News

KRYESORE

KPK shkarkon Shkëlzen Selimin nga detyra; ngec edhe gjyqtari i Tiranës

KPK shkarkon Shkëlzen Selimin nga detyra; ngec edhe gjyqtari i Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë nga detyra Shkëlzen Selimin, anëtar i Gjykatës së Lartë. Ky vendim nuk ishte surprizë pasi prej ditësh në media ishin publikuar materiale të forta kundër gjyqtarit Selimi.

Edhe në arsyetimin e KPK-së thuhet se Shkëlzen Selimi ka lidhje me kontakte të papërshtatshme. Në një dokument të SHISH rezulton se Selimi ka ndihmuar një të arrestuar për armëmbajtje pa leje që të dalë brenda pak orësh në gjendje të lirë.

KPK ka shkarkuar sot nga detyra edhe anëtarin e Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai. Ai nuk e kaloi procesin e vetting-ut pasi nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë.

Të fundit