Flash News

KRYESORE

“KPK si komisarët politikë të kryeministrit” / Berisha: Artan Broci u shkarkua se është vëllai i 'Dëshmorit të Demokracisë'

“KPK si komisarët politikë të kryeministrit” /

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit [KPK] vendosi me të largojë nga detyra anëtarin e Gjykatës së Lartë, Artan Brocin pasi kishte dyshime rreth pasurisë së tij, ndonëse LDKPKI, DISK dhe KLD kishin nxjerrë vlerësime dhe raporte pozitive rreth figurës së tij.

Vendimi ka ngjallur reagimin e ish-kryeministri Sali Berisha, i cili thotë se ka prapavijë politike pasi ndaj tij nuk u gjet nga KPK-ja asnjë gabim në punën e tij si gjyqtar. Berisha e lidh shkarkimin e gjyqtarit edhe me lidhjet e tij familjare si vëllai i “Dëshmorit të demokracisë”, Arben Broci.

“Te dashur miq, me 2 prill te vitit 1991 hanxharet e krimit, me urdher te Ramiz Alise dhe xhelateve te tjere bllokmene, ekzekutuan Arben Brocin, anetarin e kryesise se PDSH per fajin e vetem sepse po protestonte paqesisht kunder vjedhjes se votes nga partia terroriste e Enver Hoxhes. Sot pas 27 vitesh, me dt 31 korrik, banda kriminale e neo-bllokmeneve me ne krye Edvin Kristaq Ramen dhe ish ministrin e sigurimit te shtetit, autorin direkt te masakres se 2 prillit 1991, Gramoz Ruçi, ekzekutoi politikisht si armik klase vellain e Arben Brocit, gjykatesin e mirenjohur, anetarin e gjykates se larte, Arben Broci duke perdorur vetingun si hanxhar te luftes se klasave!”, thekson Berisha.

Berisha zbulon më tej se pas kontrolleve, Brocit nuk i është gjetur asnje shkelje madje iu kanë refuzuar edhe 250 dokumenta autentike, të cilat provonin të gjitha të ardhurat e tij.

“Ish gjykatesit Artan Broci, me urdher te Rames iu kontrolluan ne seline e narko-Partise Siçiliste me dhjetra e dhjetra dosje gjyqesore dhe pasi nuk gjeten asnje defekt por vetem zbatim me ndershmeri dhe kompetence te ligjit, atehere ne nje akt banditesk ju refuzuan 250 dokumenta autentike, me te cilat ai provonte plotesisht te ligjshme çdo qindarke te pasurive te tij. Sot Edvin Kristaq Rama dha vendimin e tij kriminal per te ndreprere karrieren dhe ekzkutuar politiksht nje nga gjykatesit me me reputacion dhe me me integritet te drejtesise shqiptare”, përfundon Berisha.

Të fundit