Flash News

KRYESORE

KQZ certifikon me 7 vota pro demokratin Isa Sakja, si kryetar i Bashkisë së Kavajës

KQZ certifikon me 7 vota pro demokratin Isa Sakja, si kryetar i Bashkisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi tabelat e rezultateve të bashkisë së Kavajës, ku u shpall fitues kandidati i PD, Isa Sakja. Isa Sakja fitoi përballë Dorian Muratit me një diferencë shumë të vogël votash duke u zgjedhur kryetari i ri i bashkisë së Kavajës.

Në Kavajë u zhvilluan zgjedhje të parakohshme në 25 qershor për shkak të largimit të Elvis Rroshit, i cili u prek nga ligji i dekriminalizimit.

Rezultatet në bashkinë Kavajë:

PD- Isa Sakja 11155 vota

PS- Dorian Murati 11127 vota

LSI- Maksim Kona 1969 vota

Të pavlefshme 698 fletë

Të fundit