Flash News

KRYESORE

KQZ del kundër Prokurorisë, nuk i heq mandatin Vladimir Kostës

KQZ del kundër Prokurorisë, nuk i heq mandatin Vladimir Kostës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka pranuar të heqë mandatin e deputetit të partisë socialiste Vladimir Kosta. Në vendimin e marrë theksohet se KQZ e ka shqyrtuar më parë vetëdeklarimin ndaj dhe nuk shikon konflikt mandatin. Për këtë KQZ vendosi tia kthejë dhe një herë kërkesën prokurorisë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ia ka kthyer edhe një herë kërkesën Prokurorisë së PËrgjithëshme për heqjen mandatin të deputetit Vladimir Kosta.

Në mbledhje e radhës KQZ shqyrtori këkesën e organit të akuzës ku pretendohet se deputeti ka fshehur një gjobë të vitit 2000 në formularin e dekriminalizmit dhe për këtë duhet t’i hiqet mandati.

Për këtë pretendim KQZ shprehet se vendimi është marrë një herë për deputetin ku nuk rezultoi të ketë pasur shkelje

Së bashku me kërkesën, prokurorisë do ti dërgohet edhe rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa është shtyrë për në mbledhjen e radhës vendimet për caktimin e qendrave të votimit dhe numërimit për disa qarqe.

Të fundit