Flash News

KRYESORE

KQZ e nxori me 4 vota plus, Pjerin Ndreu ‘merr zemër’: Hapini të gjitha kutitë!

KQZ e nxori me 4 vota plus, Pjerin Ndreu ‘merr zemër’: Hapini

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxori vetëm 4 vota gabim pas rinumërimit të 11 kutive, reagon Pjerin Ndreu, përfaqësuesi i PS për bashkinë e Lezhës.

Në një status në rrjetet sociale, Ndreu shkruan se është i gatshëm të përballet edhe nëse hapen nga e para të gjitha kutitë e votimit.

“AS EDHE NJE VOTE ME TEPER.

Pas hapjes se 11 kutive rezultoi se as edhe nje vote nuk eshte shtuar per Pjerin Ndreun, as edhe nje.

Ka vetem nje gabim njerezor ne plotesimin e proçes-verbalit mes dy kandidateve te tjere me 2 edhe 5 vota, te cilat ishin 5 dhe 2 ne fakt 😉(invert)

Ironikisht kandidati ankimues ne nje kuti doli qe kishte nje vote me teper.

Gabim njerezore per shkak te lodhjes ose lapsus qe nuk e fshin dot korrektesine e secilit komisioner, secilit numerues dhe secilit anetar te KZAZ-ve ne Lezhe.

PO E PERSERIS, HAPNI TE GJITHA KUTITE 🗳

Ju thashe edhe mbreme ne “OPEN” po ju them edhe tani, HAPINI TE GJITHA.

Proçesi i Lezhes ishte model.

Çdo vote eshte numeruar dhe vullneti i 17.8% (pjesemarrje nder me te lartat ne bashkite e drejtuara nga te djathtet) te qytetareve qe votuan eshte lexuar ashtu sikur ishte vullneti i tyre”, shkruan Ndreu.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vuri në zbatim kërkesën e kandidatit të Partisë Konservatore, Eduard Ndocaj për të hapur 11 kuti të Bashkisë së Lezhës, pas procesit të zhvilluar në 30 qershor dhe akuzave për manipulim votash.

Të fundit