Flash News

KRYESORE

KQZ gjobit Partinë Demokratike me 12 milionë lekë të reja për zgjedhjet e 25 qershorit...

KQZ gjobit Partinë Demokratike me 12 milionë lekë të reja

Pas humbjes në 25 Qershor, PD merr një tjetër lajm të keq nga KQZ. Partia Demokratike mori kohë më shumë se socialistët për të bërë listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Qershorit pas marrëveshjes së Lulzim Bashës dhe Edi Ramës në 18 Maj. Por edhe kjo kohë që mori, nuk i shërbeu PD-së që të hartonte një listë duke pasur parasysh përbërjen gjinore, e cila është një nga pikat e Kodit Zgjedhor për të cilën KQZ-ja mund të të gjobisë.

Dhe pas dorëzimit të listave, ra në sy fakti që PD-ja nuk e ka zbatuar kriterin gjinor, pra që 1 në çdo tre emra të jetë e gjinisë tjetër. Mesohet se pas konstatimit të këtij fakti KQZ-ja ka përgatitur një projektvendim sipas të cilit PD-ja do të gjobitet me një gjobë të majme, plot 12 milionë lekë të reja.

Të fundit