Flash News

KRYESORE

KQZ i hoqi mandatin, Gledjon Rehovica: Vendim politik, do ta ankimoj

Gledjon Rehovica ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendor të Zgjedhjeve i cili vendosi ndërprerjen e mandatit për deputetin e LSI-së.

Ai e cilëson vendimin si skandaloz dhe të pabazuar në ligj teksa thotë se do ta apelojë atë. Për Rehovicën vendimi i KQZ-së është politik dhe aspak profesional.

“Do të apeloj vendimin e KQZ. Ishte skandaloz si vendim, i pabazuar në ligj. Vendimi politik dhe aspak profesional”, u shpreh ai për Report tv.

 

 

Të fundit