Flash News

KRYESORE

KQZ-ja e re, emrat që propozoi PS dhe PD, Bylykbashi skualifikon ish-ministrin demokrat

KQZ-ja e re, emrat që propozoi PS dhe PD, Bylykbashi skualifikon

Është mbledhur me dyer të mbyllura Komisioni i Posaçëm për zgjedhjen e 12 anëtarëve të KQZ-së së re.

Mësohet se PS ka propozuar tre emra për pozicionin e  kryekomisionerit si : Ardjan Myslimaj, Ilirjan Celibashi, Ilir Rusmajli.

Oerd Bylykbashit, përfaqësues i opozitës jashtëparlamentare ka skualifikuar Ilir Rusmajlin, i cili ka qenë ish-zv-kryeministër dhe ministër i Partisë Demokratike.

Në zbatim të këtij përcaktimi, Komisioni përzgjodhi emrat:

1. Ilirjan Celibashi

2. Ilirjan Rusmali

3. Ardjan Myslimaj

Në zbatim të dispozitave ligjore, i dërguari i posaçëm pranë komisionit z.Bylykbashi eliminoi njërën prej kandidaturave të përzgjedhura, atë të Z. Ilirjan Rusmali.

Në përfundim, Komisioni vendosi ti përcjellë Kuvendit për votim dy kandidatura për detyrën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve:

1. Ilirjan Celibashi

2. Ardjan Myslimaj

Në zbatim të procedurës,Bylykbashi në cilësinë e të dërguarit të posaçëm përzgjodhi tre kandidatë nga lista e kandidatëve për nënkomisioner, të cilat plotësojnë kushtet dhe kriteret e ligjit për komisionerin.

  1. Lealba Pelingu

    2. Agron Haxhimihali

    3. Hysen Osmanaj

Komisioni, me votim eliminoi njërën nga kandidaturat e përzgjedhura, atë të z. Hysen Osmanaj.

Në përfundim, Komisioni vendosi ti përcjellë Kuvendit për votim dy kandidatura për detyrën e nënkomisionerit:

1. Lealba Pelingu

2. Agron Haxhimihali

Sipas procedurës, anëtarët e Komisionit Rregullator zgjidhen me listë të përbashkët, me pesë emra, midis kandidaturave që plotësojnë kushtet dhe kriteret e ligjit. I dërguari i posaçëm ka të drejtën të përfshijë dy emra kandidatësh në këtë listë. Në përfundim të shqyrtimit, Komisioni vendosi ti kalojë për votim seancës emrat sa vijon për anëtarë të Komisionit Rregullator:

1. Ilirjana Nano

2. Dritan Çaka

3. Odeta Berberi

4. Muharrem Çakaj

5. Helga Vukaj

Sipas procedurës, anëtarët e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve zgjidhen me listë të përbashkët, me pesë emra, midis kandidaturave që plotësojnë kushtet dhe kriteret e ligjit. I dërguari i posaçëm ka të drejtën të përfshijë dy emra kandidatësh në këtë listë. Në përfundim të shqyrtimit, Komisioni vendosi ti kalojë për votim seancës emrat sa vijon për anëtarë të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve:

1. Ilirjan Rusmali

2. Elvin Lako

3. Koli Bele

4. Elvis Çefa

5. Ledio Braho

Projektvendimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentare për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për organet e reja drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të shqyrtohen në seancën parlamentare të ditës së hënë, datë 5 Tetor 2020.

Të fundit