Flash News

KRYESORE

KQZ-ja e re/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm Parlamentar, PD për herë të parë në Kuvend që pas djegies së mandateve

KQZ-ja e re/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm Parlamentar, PD për

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me shumicë votash për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, do të përzgjedhë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kuvendi votoi komisionin me 95 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim.

Anëtarët nga mazhoranca janë caktuar Damian Gjiknuri, Alket Hyseni dhe Andor Shameti, nga opozita parlamentare, Myslym Murrizi dhe Edmond Stojku, kurse Oerd Bylykbashi përfaqëson opozitën jashtë parlamentit.

Vlen për t’u theksuar se përbërja e këtij komisioni edhe nga një përfaqësues i PD, e rikthen atë në Kuvend që pas djegies së mandateve.

Ata do të bien dakord për përzgjedhjen e emrave kandidatë për 12 vende vakante që pritet të plotësohen në KQZ dhe ka afat të përmbyllë veprimtarinë deri më 19 tetor.

Deri më tani kanë kandiduar Helga Vukaj, Besnik Maho, Eldrina Karafili, Artan Kodheli, Sali Shehu, Bledar Skënderi.

Të fundit