Flash News

KRYESORE

KQZ-ja/“Grisja e marrëveshjes në fije të perit”, Rama: Reforma do shkojë në parlament, ne jemi zot shtëpie

KQZ-ja/“Grisja e marrëveshjes në fije të perit”,

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për marrëveshjen mbi Reformën Zgjedhore, pasi në Kuvend deklaroi se “një fije peri e ndan nga grisja”, duke i bërë thirrje opozitës jashtëparlamentare që ta ruajë mirë këtë kufi, referuar ngërçit të ditëve të fundit për gjetjen e mekanizmit të zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së së re.

Në prezantimin e kryenegociatorit të Shqipërisë  për BE-në, Rama e mohoi se ky mesazh ishte një kërcënim dhe tha se marrëveshja do të shkojë në parlament për t’u votuar, ndërsa doli në krah të deputetëve të opozitës së re, kur u shpreh se po shahen e kërcënohen për të mos e votuar.

“Nuk bëj kërcënime, nuk e di çfarë është kërcënime nuk e kam në ADN dhe kulturën time mbase ngatërroni të folurit hapur. E quani arrogancë, shpesh herë ndryshe.

Ky është një proces ku duhet respektojmë maksimalisht qëllimin e përbashkët. Askush nuk dyshon se në raport me këtë qëllim s’kemi diferenca.

Nuk dyshoj se Basha apo Meta nuk duan që Shqipëria të integrohet në BE, besoj të gjithë e duan. Por kjo nuk mjafton .

Nuk e pranoj që në një anë ne nënshkruajmë një marrëveshje parimore e gjitha në funksion të kërkesave të PD , nga ana tjetër shahemi e fyhemi përditë për këtë çështje.

Kërcënohemi me një gjuhë rruge. Marrëveshja do shkojë në parlament dhe si kemi asnjë detyrim PD që t’i shërbejmë sikur jemi shërbëtorë dhe marrim dhe të sharat. Ne jemi zot shtëpie këtu, nuk jemi shërbëtorët e tyre.

Ata nuk meritonin nga ne gjithë atë respekt tolerancë, por nuk e bëmë për ata, për një interes më të madh.

Negociata me shantazhe, me ikje ardhje nuk kam parë, por ne nuk pendohemi për këto që kemi bërë. Depozitimin e plotë të administratë zgjedhore nuk e bëmë dot sepse ishte e refuzuar nga ana e tyre dhe nuk dënim të dilnim pa marrëveshje. Ata nuk kanë asnjë monopol mbi asgjë.

Marrëveshja do shkojë që të votohet në parlament, ata të merren me punë tjera e mos të vazhdojnë me sharje e kërcënime të deputetëve që do votojnë marrëveshjen.

Kam më shumë respekt për Hajdarin e Murrizi që nuk zgjodhën rrugën. Në parlament janë njerëz që kanë ardhur me firmën e PD e LSI dhe nuk trajtohen pa respekt. Në parlament janë njerëz që kanë individualitetin e tyre.  Duam s’duam ne, duan s’duan ata sot janë 3 palë në Shqipëri. Jemi ne, ata jashtë, janë ata brenda dhe ne kemi detyrimin t’i akomodojnë kërkesat e tyre”, deklaroi Rama.

Lexo edhe:Rama për listat e hapura: Nuk sjellin demokraci, sistemi aktual solli transformimin e parlamentit

Të fundit