Flash News

KRYESORE

KQZ kërkesë urgjente partive politike: Dorëzoni propozimet për anëtarë të KZAZ-ve

KQZ kërkesë urgjente partive politike: Dorëzoni propozimet

Në një konferencë për mediat, zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxhaj i ka bërë thirrje partive politike që të dorëzojnë sot propozimet për anëtarë të KZAZ-ve.

Hoxhaj theksoi se KQZ nuk do të tolerojë asnjë vonesë, pasi sipas saj, vonesat dëmtojnë cilësinë e zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i vendosur të mos mirëkuptojë dhe as të mos tolerojë vonesat, prandaj kërkohet urgjentisht nga partitë politike, të depozitohen propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-ve ditën e sotme. Vonesat në propozime cënojnë përgatitjen e komisionerëve dhe dëmtojnë cilësinë e zgjedhjeve”, tha Hoxhaj.

Deklarata e plotë:

Data 18 Mars shënon afatin përfundimtar për depozitimin e propozimeve për Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-të). Deri tani asnjë nga partitë politike që e gëzojnë këtë të drejtë, nuk ka sjellë pranë KQZ-së propozime për komisionerë të nivelit të dytë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën apel partive politike që kanë të drejtën të propozojnë anëtarë të KZAZ-ve që të respektojnë afatin ligjor për depozitimin e kandidaturave në KQZ.

KQZ këkon që partitë politike të mos neglizhojnë respektimin e afateve ligjore për paraqitjen e propozimeve për administratën zgjedhore, sikundër ka ndodhur në çdo proces zgjedhor. Mos respektimi i afatit ligjor tregon mungesë përgjegjshmërie në përmbushjen e detyrimeve që ju ngarkon Kodi Zgjedhor.

KQZ -ja është e vendosur të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në propozime, ndaj kërkon që partitë politike të depozitojnë urgjent propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-ve, brenda ditës së sotme dhe të mos bëhen shkak për cënimin e administrimit të procesit zgjedhor.

Administrata zgjedhore duhet të trajnohet dhe kualifikohet për kryerjen e detyrave. Vonesat në propozime cenojnë përgatitjen profesionale të komisionerëve, rrezikojnë mbarëvajtjen e procesit, dëmtojnë cilësinë e zgjedhjeve.

Të fundit