Flash News

KRYESORE

KQZ kthen kërkesën e Patozit, miraton rezultatet për Kamzën dhe Korçën

KQZ kthen kërkesën e Patozit, miraton rezultatet për Kamzën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer mbrapsht  ankimimet e Bindjes Demokratike për votimet e 30 Qershorit ndërsa ka miratuar rezultatet e Kamzës dhe Korçës.

Sipas KQZ-së, kërkesat e BD-së nuk plotësonin dokumentacionin e nevojshëm dhe për këtë arsye duheshin rrëzuar. Klement Zguri, kreu i KQZ-së, votoi pro të gjitha kërkesave të partisë së Astrit Patozit.

Sipas nënkryetarit Denar Biba të gjitha kërkesat janë copy paste, madje duke marrë shembullin Kamzën që tabela e rezultateve u miratua një ditë pas depozitimit të ankimimit.

Ndaj KQZ ka pasur një reagim ditën e sotme edhe nga Insitituti i Studimeve Politike, që ka gjetur një tjetër deformim të KQZ: Në Elbasan 4 983 vota më shumë se sa votues.

 

 

Të fundit