Flash News

KRYESORE

KQZ ‘ndryshon mendje’ për të tretën herë, shifrat kontradiktore të pjesëmarrësve për votimet e 30 qershorit

Në këto zgjedhje pati shumë kontradikta përsa i përket përqindjes të numrit të votuesve që morën pjesë në 30 qershor.

Rezultati paraprak i dhënë nga KQZ, fillimisht ishte 21.6%.

Më pas kjo shifër u rrit, pasi shkoi në 812 249 votues, nga 3 536 015 persona në listat zgjedhore, pra 22,9% e votuesve.

Faqja zyrtare e KQZ ka publikur të tjera shifra, ku numri i votuesve shkon në  24.12%.

Me gjithë këto mospërputhje, edhe njëherë ngrihen dyshime të forta që këto zgjedhje kanë qënë të manipuluara.

 

Të fundit